foto ilustruese
Advertisements
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 maji” në qytetin e Vlorës, ku trupi i pajetë i Llazar Prengës është mbajtur për ditë me radhë pas vd ek jes nga e shoqja në banesë. Valentina Prenga ka mbajtur trupin e burrit në shtëpi dhe nuk ka njoftuar askënd që ai ka ndërruar jetë dhe ende nuk dihet arsyeja e vd ekj es. Ajo që është më e rëndë është fakti se policia e shtetit ka shkuar sot në banesë dhe gruaja nuk hapte derën.
Policia ka shqy er derën kryesore, ka hyrë brenda dhe ka gjetur trupin e pajetë të Llazar Prengës. Nuk dihet ekzaktësisht se kur ka ndërruar jetë Prenga, por paraprakisht dyshohet se ai ka ditë i vd eku r në banesë.
Advertisements
Dyshohet se burri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vde kj en e tij, ndërsa gruaja sipas banorëve të zonës vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Kjo është ngjarja e dytë e të njëjtës natyrë që përsëritet në më pak se një vit në Shqipëri. Në Kombinat, familja Josifi, kreu një akt të rëndë duke mbajtur fillimisht trupin e Anisa Josifit për më shumë se një vit.
Nëna Zhaneta dhe vajza tjetër Blerta, e mbajtën trupin të mbështjellë dhe ngjarja u zbulua pasi vd i q edhe e ëma dhe Blerta ishte në agoni pasi kishin për muaj me radhë pa ngrënë. Ato ishin besimtare të sektit të Jehovait dhe akoma nuk dihet sesi dhe se kush i çoi ato drejt fli jimit për tu ringjallur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!