Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, e cila pas daljes së saj u komentua shumë për lidhjen me Beart Rexhepin, na ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e saj.
Advertisements
E ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në Top Channel, Tea u shpreh se nuk ka plane për në televizion, madje se donte të vazhdonte jetën e saj e qetë siç ishte para Për’puthen’, ndërsa thumboi edhe Melisën duke thënë mes të qeshurash se “do filloj të bëhem këngëtare tallavaje ose ndonjë gjë tjetër”.
Ndonëse para disa kohësh, në instagramin e saj Tea ishte shprehur se ishte e zhgënjyer nga reagimi i Andit pas publikimit të fotove, sepse ai ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beartin, Tea sot shprehet ndryshe.
Advertisements
Ajo e konsideroi atë një person i cili vazhdon të jetë mik i saj. Ndërkohë kujtojmë se Andi është përfolur për një lidhje me ish-konkurrenten Melisa Lleshi.
Pjesë nga intervista:
Ti tani je e qetë. E ke mbyllur me televizionin do vazhdosh do ta shfrytëzosh famën cilat janë planet e tua? Se shikojë që kanë nxjerrë këngë shokët e tu.
Tea: Do filloj të bëhem këngëtare tallavaje, ose ndonjë gjë. Jo! Nuk kam plane për televizionin për momentin, thjeshtë dua të jetoj jetën time në privatësi siç ka qenë para Për’puthen dhe para kësaj gjëmës së madhe.
Je penduar që je bërë pjesë e programit?
Tea: Jo nuk jam penduar sepse kam njohur personin e zemrës sime dhe fitova një eksperiencë dhe njerëz që i vlerësoj dhe respektoj shumë në atë emision.
Po me atë djalin tjetër ndërkohë, çfarë po ndodh? (Referuar Andit)
Tea: Ai ka qenë një mik i imi dhe vazhdon të jetë një mik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!