Për të ardhur nga Durrësi në Tiranë duhet të masësh mirë kohën. Mund të ndodhë që të bllokohesh deri në 40 minuta në trafik dhe mund të humbisni dhe orarin që keni lënë.
Advertisements
Trafiku tek mbikalimi i rrethrrotullimit në Kamzë është i përditshëm.
Gazetari i Ora News Endi Mullaj ishte atje në orën 11:00 të paradites së sotme për të treguar se trafikun kilometrik që ishte bërë në atë zonë.
Advertisements
“Trafiku vijon nga zona e Kasharit deri në Zonën e Astirit. Radhët e makinave janë kilometrike. Janë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që e bllokojnë më shumë trafikun” thotë ai.
Të bllokuara janë dhe rrugët dytësore që të çojnë në Yzberisht dhe në Kashar.
”Kam 40 minuta që pres. Jam bërë ujë në djersë” thotë një shofer.
Trafiku është kthyer në ankth për shumë qytetarë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!