Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të deputetit socialist Bashkim Fino.
Advertisements
Basha shkruan në Facebook veç të tjerash se është i bindur që kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!