TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sipas Meteoalb, mësohet se pothuajse i gjithë territori i vendit, sot do të përfshihet nga mot i kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia që në zonat malore, të ketë reshje shiu, por jo të një dendësie të lartë.
Advertisements
Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare hera – herës, parashikohet të fitojë intensitet deri në 15m/sek. Valezimi i forcës 2 deri 3 ballë kryesisht në det të hapur.
Temperaturat pritet të luhaten në vlerat 4 gradë Celsius, deri në 13 gradë Celsius.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!