Mos u gënjeni nga dielli, ja si pritet të ndryshoj moti në orët në vijim

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Advertisements

Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave, do ketë dhe reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore në lartësitë mbi 800metër do ketë reshje të dobta dëbore.

Advertisements

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 7°C;

zonat e ulëta 0°C deri në 12°C;

zonat bregdetare 3°C deri në 12°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 17 mars 2021
Artikulli tjetërRiniani e refuzoi, Sindi shfaqet krah Atdheut dhe thumbon keq