Moderatorja shqiptare tregon se po vuan prej kohësh simptomën e Covid-19

Klea Huta ka zbuluar para disa kohësh se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj.

Advertisements

Moderatorja ndau me ndjekësit eksperiencën e saj dhe ka treguar se gjëja më e tme.rrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë.

Ajo u shpreh se nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid dhe se kjo gjendje vazhdoi për shumë gjatë.

Advertisements

Mirëpo Klea tha se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo tregoi se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja tha se është shumë gjë e shpifur dhe se e ka kapur paniku, ndaj duke e ndarë shqetësimin ka dashur të kuptojë se çfarë po i ndodh dhe nëse janë përballur dhe të tjerët me këtë problem.

Së fundmi, moderatorja ka realizuar me ndjekësit e saj një bashkëbisedim virtual, ku ka treguar se edhe pas kaq shumë kohësh, shija “e tmerrshme” nuk i ka ikur akoma.

Ajo shija e tmerrshme e disa prej ushqimeve pas Covid-19, ju ka ngelur akoma? Nëse po, çfarë përdorët?”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk më ka ikur shija e tm.errshme ende. Thjesht kam mësuar të jetoj me të. Është bërë pjesë e imja. Parosmia quhet dhe mund të zhduket 1-3 vjet. Unë shquhem për “qime derri” dhe mund të jem pjesë e 3-vjeçarit. Është për të qarë në fakt. Po kjo është e keqja më e vogël”, i është përgjigjur moderatorja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pse nuk tregon se kë ke çuar te babi?”/ Plas keq në programin e ‘Përputhen’, Mevlani tha se ka takuar Ledianën me të ëmën, Antronela e nxjerr blof
Artikulli tjetërRreziku nga Covid/ Si pritet të ndryshojnë masat një muaj para zgjedhjeve