a ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gjenerali Ndriçim Sallaku. Lajmi i hidhur bëhet me dije nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që në mesazhin e tij të ngushëllimit shprehet se i ndjeri ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur dhe me ndjeshmëri për komunitetin.
Advertisements
“Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19”, shkruan Peleshi në mesazhin e tij.
Mesazhi i plotë i ngushëllimit
Advertisements
Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!