Menaxheri shqiptar detyron gazetarin spanjoll të përmendë Kosovën (video)

Kosova do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Spanjës, një sfidë tejet e vështirë për dardanët, e cila duket se ka “nisur” që në konferencën për shtyp të trajnerit Challandes rreth 24 orë para takimit.

Advertisements

Debati ka ndodhur mes gazetarit të As, Ruben Ares, dhe menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili insiston ndaj gazetarit që të përmend Kosovën teksa i bën pyetje trajnerit Bernard Challandes.

“Nuk e di si e shikoni Spanjës pas këtyre dy ndeshjeve. A mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime kundër Kosovës?”, ishte pyetja e gazetarit spanjoll. Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili ishte krah teknikut zviceran, iu drejtua gazetarit më pas me “Pyetja i drejtohet kujt” dhe merr përgjigjen “trajnerit”.

Advertisements

Shala vijoi edhe më tej: “Trajneri i kujt… Sepse ne nuk e kemi parë emrin e përfaqësueses tonë në median tuaj. Duhet të jetë e qartë se ndaj kujt trajneri është pyetja, nuk e kemi parë emrin e Kosovës në gazetën tuaj”. “Trajnerit të Kosovës”, tha Ruben Ares, i cili mori edhe përgjigjen “Tani ai do të përgjigjet”. Challandes më pas u shpreh: “Unë nuk flas për trajnerin e Spanjës, pasi është shumë i famshëm dhe mund të vendosë qartësisht. I kam parë në ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Greqisë dhe nuk ka marrë rezultate të mëdha”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Shpërthen në flakë ‘Fordi’ në Vlorë (foto)
Artikulli tjetërHoroskopi mujor, prill 2021