KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendës kryeministrin, Besnik Tahiri.
Advertisements
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Sipas Telegrafit, Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Advertisements
Sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia. Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!