Si asnjëherë më parë, avokati Saimir Vishaj është larguar nga salla e organit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Advertisements
Sapo ka nisur seanca, avokati Vishaj është ngritur në këmbë dhe ka njoftuar se nuk ta mbrojë më klientin e tij, pasi sipas tij, trupa e KPK-së e ka paragjykuar dhe e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar, e nuk ka marrë parasysh mbrojtjen e tij.
Pavarësisht se një nga anëtaret e trupës i kërkon të ulet, avokati Vishaj largohet nga salla dhe i kërkon klientit të tij të gjejë avokat tjetër.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Anëtarja e KPK-së: Zoti avokat në momentin që janë vendosur rregullat proceduriale
Avokati Saimir Vishaj: Unë ju kërkova leje
Anëtarja e KPK-së: Fjalën e ka relatori i çështjes, ju lutem uluni
Avokati Saimir Vishaj: Jeni të detyruar të më dëgjoni, unë kam një kërkesë para trupit gjykues dhe përpara palës që përfaqësoj. E ndjej veten të fyer, pasi vjen një i dë.nuar për vr.a.sje dhe vjedhje dhe shikoj që ju e paragjykoni. unë heq dorë nga mbrojtja, duke vënë në dijeni edhe palën që përfaqësoj. Më vjen turp që kam ardhur para këtij komisioni. Edhe një i pandehur jep një deklaratë, po një të drejtë nuk e kemi. Unë heq dorë, pala mund të gjejë një avokat tjetër, por nuk mund të jem më palë në këtë process. E morët vetë vendimin tuaj, dhe ju e keni paragjykuar totalisht. Lexoni vendimin përfundimtar dhe ju uroj suksese e shëndet në familjet tuaja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!