Publikohen pamje nga momenti i nisjes së përplasjes mes të rinjve të qytetit, të cilët sapo kanë parë kryeministrin Edi Rama kanë nisur të thërrasin: Rama ik!
Advertisements
ELBASAN– Përplasja në Elbasan mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka “shkatërruar” festën e Ditës së Verës në qytetin e saj simbol. Publikohen pamje nga momenti i nisjes së përplasjes mes të rinjve të qytetit, të cilët sapo kanë parë kryeministrin Edi Rama kanë nisur të thërrasin: Rama ik!
Thirrjet nuk kanë munguar as nga socialistët, të cilët nuk i kanë kursyer fyerjet personale ndaj kryedemokratit; “Basha, Basha, t ** motrën!”.
Advertisements
Disa persona njëri prej të cilëve me kapuç në kokë konfliktohen fizikisht ndërsa mes turmës futet edhe një vajzë që përpiqet t’i ndajë, ndërsa një i moshuar rrëzohet në tokë. Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë të cilët marrin një nga të rinjtë e përfshirë në sherr për ta shoqëruar në Komisariat, ndërsa pas tyre dëgjohet vetëm një: Lëshoje çunin!
Vizita e kryeministrit Edi Rama sot në qytetin e Elbasanit ka nxehur gjakrat e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke shkaktuar një plasje mes tyre dhe socialistëve. Fatmirërisht nuk kishte të lënduar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre. Nuk kanë munguar as komentet nga përfaqësuesit e partive politike në vend.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!