“Më e mirë e ëma se e bija”, Çiljeta Xhilaga publikon foton e ‘veçantë’ me mamanë e saj

Çiljeta Xhilaga është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto në Instagram me të ëmën, por ajo që ra në sy është se ajo duket si një motër me këngëtaren.

Advertisements

“Me mamin”, ka shkruar Çiljeta krahas fotos shoqëruar me një zemër. Kujtojmë që këngëtarja humbi pak javë më parë të atin nga koronavirusi. Ai ndodhej i shtruar për disa ditë në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk mundi të mbijetojë.

Gjatë një interviste që dha më pas, Çiljeta rrëfeu me lot në sy momentet e fundit më të ndjerin. “Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak.

Advertisements

I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAna dhe Arsimi kapen bashkë në aeroport, ja çfarë ndodhi (video)
Artikulli tjetërCovid-19 i mori jetën, rrëfimi i rrallë i Bashkim Finos: Si e mora vesh që do bëhesha kryeministër, arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Berishën