Data 25 mars shënon edhe fundin e afatit të masave anti-COVID në vend, ndërkohë që ditën e sotme pritet që të rishihen, pasi do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Advertisements
Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të ketë një deklaratë për mediat në orën 15:00, ku do të komunikohen masat e reja të kufizimeve orare dhe ndryshimet që pritet të ndodhin.
Vetëm një javë më parë u botua në fletoren zyrtare vendimi i Komitetit Shkencor për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave anti-COVID, ku thuhej se grumbullimet ndalohen deri në 25 mars.
Advertisements
Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Republikane, e cila kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve lejimin e grumbullimeve, i kërkoi qeverisë që të vendosë një afat se deri kur do të zbatohen këto masa.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!