Mbërrijnë në Rinas 10 mijë doza ruse Sputnik-V, dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe

TIRANË– Shqipëria ka marrë 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. Sipas kryeministrit Edi Rama, 10 mijë janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Detajet për burimin e vaksinave ruse, i dha kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

Advertisements

“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj luf te të eg ër,”-shkruan krahas videos kryeministri.

Për shkak se vetë është nisur drejt Francës për një takim me presidentin Emmanuel Macron, vaksinat në aeroportin “Nënë Tereza” i kanë pritur dy ministrat kompetentë për sigurimin e dozave, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria është një hap më pranë nisjes së vaksinimit masiv.

Advertisements

PJESË NGA BISEDA:

Manastirliu: Menjëherë do të shkojnë në ISHP për të gjitha procedurat në lidhje me kushtet e zinxhirit ftohës.

Ahmetaj: Janë dhuratë e princit, në emër të qeverisë i falenderojmë. U gjendën me tërmetin, u gjendën dhe me pandeminë.

Manastirliu: Ky donacioni i bashkohet sasisë disponibël dhe po vaksinohet edhe të moshuarit. Është një hap para drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar edhe më shumë vaksina që të nisim vaksinimin masiv të popullatës për të pasur një verë më të lehtësuar. Komiteti i Imunizimit dhe të gjitha strukturat e kanë dhënë prej disa javësh të gjithë garancinë për të gjitha vaksinat që janë efektive dhe ofrojnë siguri.

Ndërkohë që jo më larg se në 28 Dhjetor, Ambasada Rusë në Shqipëri dërgoi vetë një sinjal për të furnizuar vendin tonë me doza Sputnik V. Rama, gjatë konferencë për shtyp, përjashtoi çdo mundësi që Shqipëria të furnizohet me vaksinën ruse, pasi sipas tij, sytë e vendit janë të Pfizer, Moderna, dhe AstraZeneca. Mirëpo gjatë muajve të fundit ka pasur zhvillimet, pasi dy ministrat kanë nisur negociatat për të siguruar edhe vaksinën kinezë, Sinopharm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU largua papritur nga ‘Përputhen’, zbulohet lidhja e Arsimit me Ana Lleshin(Foto)
Artikulli tjetërBotërori 2022/ Kombëtarja Shqiptare e ka marrë shumë seriozisht Andorën, lojtarët ‘veteranë’ duan vlerësim maksimal të kundërshtarit