Lulzim Basha bisedë online me kreun grupit të PPE, çfarë diskutuan? Ja kërkesa e Kryetarit te PD

Kryedemokrati i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar pak më parë një bisedë online me Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian atë të Partisë Popullore Europiane.

Advertisements

Zyra e shtypit të PD bën me dije se kryedemorkati theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi.

“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE.

Advertisements

Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të korrupsionit, luf tës kundër kr imit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe kr imit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”.

Prandaj, Basha dhe PD po përpiqen ta kthejnë vemendjen tek çështjet jetike për njerëzit si situata e rëndë ekonomike, papunësia e lartë dhe emigrimi kryesisht i të rinjëve dhe të arsimuarve. Këto janë edhe fushat ku është fokusuar programi qeverisës i PD me plane dhe zgjidhje konkrete që do të mundësojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, hapjen e vendeve të reja të punës, thithjen e investimeve të huaja dhe arsim cilësor dhe trajnim profesional të të rinjëve.

Manfred Ëeber theksoi se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pëcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Ai u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD. Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë. Prandaj standartet e zgjedhjeve të 25 prillit janë një kusht që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit europian. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që eurodeputetët i kanë dhënë vendit tonë, Basha kërkoi sërish që kjo mbështetje të intensifikohet edhe më shumë, në mënyrë që Shqipëria të mos mbetet mbrapa por të realizojë sa më shpejt ëndrrën dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU ndanë përfundimisht, Bearti zëvendëson shpejt Tean(Foto)
Artikulli tjetërHoroskopi javor nga Paolo Fox, parashikimi i yjeve për ju