Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndarë një video tejet emocionuese të një nëne të re e cila ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa ishte në terapi intensive.
Advertisements
Vëtë Fabiola shprehet se i neglizhoi simptomat e COVID, ndërkohë që arriti në një pikë shumë të rëndë për shkak të kësaj sëmundje dhe përfundoi në reanimacion.
‘Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe për vajzën. Ishte një neglizhencë pak nga ana ime dhe nuk i vura rëndësi simptomave të para, por arrita në një pikë shumë të rëndë. Në reanimacion kam bërë lindjen në mënyrë shumë urgjente. Atje pata një shërbim shumë të shkëlqyer. Falenderoj stafin e maternitetit.’- tha nëna e re.
Advertisements
Postimi i Manastirliut
Fabiola dhe Najla janë luf tarake, edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, në përballjen e vështirë me #covid19.
😇 Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj😍
#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë🙏🏼
#RESPEKT 🤍
Shtuar më 14.03.2021 09:03
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!