Një automjet i tipi “Ford Focus” ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:14 në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit, ku mjeti me drejtues shtetasin Z.K mori flakë ndërkohë që ishte në ecje.
Paraprakisht policia thotë se dyshohet që automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Advertisements
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!