Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, tjetër lojtar rrezikon ndeshjen ndaj Anglisë

Shqipëria mori sot lajmin e keq, teksa u dëmtua Marash Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi do të mungojë ndaj Anglisë, duke lënë kështu një boshllëk të madh në prapavijë.

Advertisements

Supersport bën me dije se edhe një lojtar tjetër është në dyshim. Bëhet fjalë për Odise Roshin, i cili ka patur probleme fizike së fundmi. Gjithçka do qartësohet nesër paradite, me Edi Reja-n që “kryqëzon gishtat” që ta ketë në dispozicion.

Shqipëria përballet nesër me Anglinë në orën 18.00, në stadiumin “Air Albania”. Ky është takimi i dytë për këto Kualifikuese, pas asaj fitorje 0-1 në Andorra.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Cun problematik”, Damian Gjiknuri gati për fushatë edhe me përgatitje fizike
Artikulli tjetërHoroskopi per nesër, 28 mars 2021