LAJM I FUNDIT/ Përmbysen dy kamionë në Kukës, ja dyshimet e para për ngjarjen

Dy kamionë janë përmbysur në Kukës, ndërsa shkak dyshohet se janë bërë reshjet e dendura të borës, që kanë përfshirë kryesisht veriun e vendit.

Advertisements

News 24 raporton se përmbysja e kamionëve solli problem në qarkullimin e mjeteve, kurse kompania e mirëmbajtjes së rrugës ka filluar pastrimin e aksit.

Mësohet se një prej kamionëve ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetri ishte me tagra shqiptare.

Advertisements

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por autoritetet janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVdesin 8 persona në Kosovë, konfirmohen 793 raste pozitive brenda 24 orëve
Artikulli tjetërIngrit Gjoni prezanton djalin, fjalët që emocionuan këngëtaren: Mami, të kam jetë!