LAJM I FUNDIT/ Aksident detar në Itali, anija me flamur shqiptar fundos peshkarexhën italiane

ITALI- Anija me flamur shqiptar është përplasur me peshkarexhën italiane të cilën e ka fundosur. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme. Pas përplasjes, ekuipazhi i anijes me flamur shqiptar ka bërë të mundur shpëtimin e katër marinarëve italianë që ndodheshin në peshkarexhë.

Advertisements

Më pas, ekuipazhi i anijes shqiptare ka njoftuar edhe autoritetet përkatëse për këtë aksident. Katër marinarët italianë ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Do vuajm”, trajneri i Andorrës i ‘trembur’ në prag të ndeshjes me Shqipërinë
Artikulli tjetërAndorra – Shqipëri/ Formacionet e mundshme: Cikalleshi-Manaj udhëheqin përpara Kombëtaren