Kuvendi i Kosovës voton qeverinë, Albin Kurti kryeministër për të dytën herë

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Advertisements

Kabineti “Kurti 2” është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Advertisements

Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Dy deputet nga Lista e Vjosa Osmanit kanë marrë pozita në kabinetin e Qeverisë Kurti 2.

Donika Gërvalla është propozuar zëvendësministre e dytë dhe ministre për punë të Jashtme, ndërkaq Faton Peci ministër i Bujqësisë.

QEVERIA “KURTI 2”

Kryeministër, Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi

Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministër i Bujqësisë, Faton Peci

Ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Plasin të shtënat në Durrës
Artikulli tjetërVlorë/ Babai në morg për më shumë se 2 muaj, vajza akoma i dërgonte ushqim në spital