Ditë tipike pranverore po kalon vendi, me mot të kthjellët e hera herës kalime vranësirash si dhe me diferenca termike gjatë ditës.
Advertisements
Po kështu ditën e mërkurë do të mbizotërojë mot i kthjellët në pjesën bregdetare dhe me alternime vranësirash e kthjellimesh në zonat malore dhe ato të ulëta, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen në:
Advertisements
– zonat malore 2°C deri në 14°C;
– zonat e ulëta 5°C deri në 21°C;
– zonat bregdetare 7°C deri në 21°C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!