Kosova do të ndeshet me Suedinë sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Advertisements
Kosova do të ndeshet sot me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.
Selektori, Bernard Challandes, ka konfirmuar disa mungesa të mëdha në kampin kosovar.
Advertisements
Valon Berisha mungon shkaku i lëndimit, Amir Rrahmani ende nuk është riaftësuar nga lëndimi që pësoi me Napolin dhe Ibrahim Dresevic mungon shkaku i suspendimit nga kartonët e verdhë
Por, Challandes në konferencën e mbrëmshme ka deklaruar se pavarësisht mungesave, ai ka në mendje një formacion dhe sipas tij ajo do të jetë përbërja më e mirë e mundshme.
Duke marrë parasysh fizikalitetin e Suedisë, Lajmi.net. ju sjell një formacion të mundshëm të Kosovës në këtë ndeshje.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
(3-4-2-1): Ujkani, Aliti, Fazliji, Vojvoda, Hadergjonaj, Voca, Kryeziu, Kololli, Zeneli, Rashica, Muriqi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!