Shkëlqim Bega, 25 vjeç është konkurrenti më i ri në Për’puthen.
Advertisements
Ai dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka humbur që kur ishte fëmijë.
Shkëlqim Bega: Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam.
Advertisements
Vajzat në backstage i kam parë të gjitha, më folën. Sindi më duket vajzë e mirë, serioze. Ledjana më pëlqen se merret me sport. Antonela më pëlqen se vishet me klas. Jasmina është tipi i motorave e makinave, adrenalinë. Sara më duket shumë lozonjare. Aristela duket e edukuar, flet aty ku duhet.
Jam bipolar në shumë gjëra.
Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!