Konkurrenti i “Përputhen +40” na la pa fjale: Më ka marrë malli për ish-gruan

Në puntatën e sotme të “Përputhen +40”, Ndriçimi i habiti të gjithë me një deklaratë. Ai i tha Linditës se e ka marrë malli për ish-gruan. Deklarata e tij u komentua shumë në studio, por Lindita u shpreh se kjo nuk e pengon.

Advertisements

“Kjo nuk më pengon se kjo ngelet për t’u parë. Ndoshta fjalët janë herët për t’u thënë. Mendoj se e thotë kështu…se nëse do ndjeje për ish-gruan do ishe me atë sot”, tha ajo.

Ndriçimi ndërhyri duke thënë se nuk e thotë vetëm “kështu”, por është normale të ndjesh mall për një njeri me të cilin ke kaluar vite. “Jo nuk e them kështu…unë kam ndarë vite jete dhe të merr malli. Ne kemi një kafshë në shtëpi dhe të merr malli, jo më një njeri që ke ndarë jetën”, u shpreh ai.

Advertisements

“Thjesht si shoqe të merr malli”, shtoi Lindita dhe u pohua nga Ndriçimi. “Si shoqe normalisht se ajo ka parë jetën e vet”, tha konkurrenti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE frikshme! COVID-19 në Itali, mbi 23 mijë të infektuar dhe 380 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërMenjëherë pas ndarjes nga Bearti, Tea merr vendimin e habitshëm