Kodi rrugor do të ndryshojë, nis debati në Kuvend për “gjobat automatike”

Qeveria duket se do të tërhiqet nga ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor lidhur me ndërhyrjet për sigurimin e detyrueshëm të mjetit.

Advertisements

Sipas projektligjit, pas përfundimit të vlefshmërisë së siguracionit, drejtuesit që nuk e rinovonin atë brenda 30 ditëve atë do të gjobiteshin 10 deri në 40 mijë lekë nga autoritetet.

Kreu i Drejtorisë së Transporteve Blendi Gonxhe deklaroi se ndryshimet për përcaktimin e afatit vijnë pas kërkesave të shoqatës së Siguruesve, por pranoi se ka paqartësi të mëdha dhe nëse shikohet e arsyeshme mund të hiqen tërësisht nga drafti.

Advertisements

“Janë marrë parasysh disa nga propozimet e bëra nga Shoqata e Siguruesve, kanë dalë pasi ne e kemi diskutuar materialin. Ne mendojmë se këto dy pika sjellin përsëritje normash. Ka një përplasje me akte të tjera, psh Qendra e Informacionit krijohet nga shoqëritë e sigurimit dhe administrohet nga AMF që përcakton rregullat e këtij sistemi.

Aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave do të binin ndesh, nuk mund të ndërhysh në kompetencat e AMF. Pra kemi një përsëritje normash. Kemi përplasje me afatin e gjobës, në projektligj është 30 ditë, në ligjin e vjetër është 14. Kush do prevalojë mbi këto 3 afate? Mjafton të mbetet Kodi Rrugor siç është dhe pika 6.1 6.2 nuk do të ishin të nevojshme,” Blendi Gonxhe, drejtor i Drejtorisë së Transporteve.

Deputetët e komisioneve kanë kërkuar një përcaktim të qartë të këtij ndryshimi lidhur me afatet e gjobëvënies.

“Si garantohet që të mos kemi një gjobë automatike kur po ti referohemi dhe shtesës së nenit 6 fraksion 2 thotë se Qendra e Informacionit njofton menjëherë organet kompetente mbi mjetet e pasiguruara? Ndërkohë që një mjet i pasiguruar që nuk qarkullon nuk ka nevojë dhe nuk duhet të aplikohet asnjë gjobë,” Senida Mesi, deputete PS.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFushata elektorale, shokon Arjan Çani: Ja pse do të ishte ‘lajm i mirë’ nëse përplasjet shkojnë deri në vr.asje
Artikulli tjetër30-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në aksident, la pas një vajzë e mitur