Klodiana Shala kapet keq me Jul Dedën, “Nuk e ke shansin të humbësh kalori me mua”

Sportistja Klodiana Shala, në një situatë të improvizuar në “Soiree”, ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në dhe pikërisht atë.

Advertisements

Gjatë fjalimit, Klodiana ka theksuar se populli duhet të votojë atë duke djegur kalori dhe jo duke djegur votën e tyre. Nisur nga kjo frazë, Klodiana është “kapur” disi me Jul Dedën, kur ky i fundit e ka pyetur nëse duhet të humbasë kalori me të.

“Dëshironi që të jeni gjithmonë në formë dhe të mos keni komplekse? Sepse vera po vjen. Ju tremb stina e verës sesi do të dukeni me bikini apo jo Juli? Atëherë digjni kalori dhe jo votën. Dëgjoj shpesh keto kohë që thonë se nuk ju besojnë askujt dhe se do të djegin votën. Ja pra ku më keni mua që të digjni sa m shumë kalori. 25 prilli është shumë afër dhe nëse kjo nuk ju bind, periudha e plazhit po ju afron shumë shpejt. Juli pse hutohesh kaq shumë?”, është shprehur Klodiana

Advertisements

“E di pse hutohem? T’i humbim kaloritë me ty?”, e pyeti Jul Deda, Klodiana Shalën.

“Dëgjoje deri në fund. Nuk e ke akoma shansin që të humbësh ato kalori me mua Julian Dede”, ja ka kthyer sportistja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19 i mori jetën, rrëfimi i rrallë i Bashkim Finos: Si e mora vesh që do bëhesha kryeministër, arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Berishën
Artikulli tjetër“Keto që po të them sot mos e përdorni për fushatë”. Virologu shtang Ori Nebiajn, ja reagimi epik i saj