“Kishim përballë “kolosët” e futbollit”, Reja tregon pengun e vetëm në përballjen me Anglinë

Edy Reja ishte i qetë edhe pse Shqipëria humbi 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Ai u shpreh se përballë ishte një kundërshtar i niveleve më të larta në futboll.

Advertisements

“Bëmë një ndeshje të mirë. Kemi humbur mundësi për gol në pjesën e parë. E kishin përgatitur ndeshjen për të qëndruar në mbrojtje e për të reaguar me kundërsulm. Në pjesën e dytë patëm më pak hapësira. Por luajtën ndaj kolosëve të futbollit.

Diferencën e shikojmë në këtë pikë, edhe kur ishte 2-0, Anglia arriti të ruajë nivelin e lartë”, tha Reja.

Advertisements

Më tej, trajneri italian i kombëtares kuqezi u shpreh se nëse pjesa e parë do të mbyllej pa pësuar gol, mundësitë do të ishin më të mëdha në pjesën e dytë për të marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakElsa kër cënon shoqen: Do të të helmoj , nuk më intereson se hyj në b urg
Artikulli tjetërKalonin rrugën me mendjen tek telefoni. Makina përplas dy kalimtarët në Lushnje