Këtë javë pritet që Greqia të nisë rihapjen, ja çfarë masash ka reduktuar shteti fqinj

GREQI
Pavarësisht se shifrat në Greqi kanë kapur rekorde dhe spitalet po vuajnë prej shtrimeve të pacientëve me COVID-19, qeveria të shtunën do të marrë masa lehtësuese.

Advertisements

Mediat greke raportojnë se ky është hapi i parë i relaksimit të situatës së bllokimit, ndërkohë që sezoni i turizmit po afron.
Pritet që ora policore të shkojë nga 19:00 në 21:00, po ashtu qytetarët do të lejohen të lëvizin mes komunave për të ushtruar aktivitete sportive.

Nga e hëna më pas po shihet mundësia e hapjes së parukerive dhe qendrave estetike.
Ndërkohë më 29 mars pritet të hidhet në tryezë rihapja e aktivitetit të shitjes me pakicë.

Advertisements

Në prill më pas, siç ka paralajmëruar dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pritet të ndërmerren hapat e tjerë lehtësues ndërkohë që Greqia shpreson shumë këtë vit në një çertifikatë vaksinimi, në mënyrë që të presë turistët për sezonin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas largimit nga ‘Përputhen’, Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën, ja fytyra e saj e vërtetë
Artikulli tjetërNis së shpejti, zbulohet juria e ‘Kënga Magjike’, ja kush janë emrat e njohur të skenës qe do te marrin pjesë