Arjola Demiri tregon mes lotësh momentet e vështira të jetës, ja çfarë më ka ndodhur me ish burrin

Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë me publikun historinë e tr.ishtë që ka perjetuar gjatë gjyqit me ish-bashkëshortin për kujdestarinë e fëmijëve. Në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ ajo ndau historinë e gjyqit, konkretisht të vajzës së saj të madhe, Helgës. Gjykata i kishte dhënë Arjolës kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Rubinit dhe Alesias, kurse kujdestarinë e vajzës së madhe ia kishte lënë të atit. E gjendur në një situatë, që e përshkruan si më të vështirën në jetë, vendos të “rr.ëmb.ejë” të bijën e ta marrë pranë vetes.

Advertisements

“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proçes gjyq.ësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që div.orcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhim.bje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka. Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë.

Advertisements

Kam shkuar dhe kam “rrë.mbyer” fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes.“

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme/ Pickimi nga kandili i detit i kushton jetën 17-vjeçarit
Artikulli tjetërFoto/ “I kam nga vaksina të tëra”, i mori të dyja dozat e vaksinës Pfizer por gjithsesi mjeku i QSUT infektohet me Covid-19