“Kam 15 vite që përgatitesha për këtë pandemi, e dinim se ç’duhet të bënim”/ Ky është rast suksesi në Evropë që po çudit botën, ja si e zhduku ky shtet koronavirusin

Në fund të muajit janar, thuhej se Zelanda e Re, Vietnami dhe Tajvani ishin vendet që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë. Por, BBC veçon një rast suksesi në Evropë: Islandën.

Advertisements

Aplikimi i masave të rrepta një javë më herët mund të ndikojë shumë në bilancet e rasteve të reja dhe vikt imave.Vendi nordik, me më pak se gjysmë milion banorë, e ka mposhtur pothuajse virusin. Vetëm 6119 raste që nga nisja e pandemisë dhe 29 vik tima. Për më tepër, gjatë këtij viti nuk është regjistruar ende një viktimë nga koronavirusi.

Me rreth 20 raste të reja në ditë, të rinjtë argëtohen nëpër karaoke dhe restorante. Edhe koncertet janë rikthyer në Islandë.

Advertisements

Një nga arsyet e suksesit, sipas epidemiologut kryesor të Islandës, Thorolfur Gudnason, është parapërgatitja:

“Unë kam 15 vite që përgatitesha për këtë pandemi. Menjëherë sa u lëshua alarmi nëpër botë, e dinim se çfarë duhet të bënim.

Testuam shumë, shmangëm kontaktet dhe izoluam të gjithë të infektuarit. E bëmë këtë gjë që nga dita e parë”.

Gjithashtu, çdo person që hyn në Islandë, testohet dhe duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë të caktuar kohe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeputeti socialist ‘lë nam’, publikon padashje mesazhin e gatshëm, si e urdhërojnë se çfarë të shkruajë në ‘Facebook’
Artikulli tjetërMarr 25 mijë lek për orë/ Familja e la në rrugë nënën e dy fëmijëve pasi u nda nga burri