Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të personave të vaksinuar që kanë patur efekte anësore shumë të rënda. Bino tha se ka patur dy raste disi të rënda, ndërsa raste me efekte të lehta që janë edhe të pritshme ka patur më shumë.
Advertisements
“Efekte anësore shumë të rënda nuk kemi pasur. Kemi pasur efekte anësore disi të rënda, 2 raste, me mpirje fytyre. Kurse efekte anësore të pritshme, pra të lehta, kemi pasur”, tha Bino në emisionin Open.
Ndër të tjera, Bino tha se nëse çdo ditë vaksinimi ndodh sipas kapaciteteve me aq vaksina sa ka Shqipëria në dispozicion, imunizohet 12% e popullatës.
Advertisements
Ajo tha: Kemi vaksinuar rreth 3% të popullatës. Mundësitë i kemi që të bëjmë rreth 15 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi është i kombinuar në qendra të përqendruara dhe në pika të hapura kastile për vaksinim. Për qytetarët, dhe në vendet e punës, dhe në qendra shëndetësore. Të gjitha këto e përshpejtojnë vaksinimin. Me kaq doza sa kemi, mund të kapim vaksinimin e 12% të popullatës. Për të gjitha vaksinat ka refuzime.
Në të gjithë vendin ka nisur procesi i vaksinimit masiv, në sajë të një sasie të madhe vaksinash të kompanisë kineze Sinovax.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!