Jo vetëm heqje pikësh në patentë, shoferët që nuk u binden rregullave i pret një ndëshkim më i fortë

Mitat Tola, drejtor i Policisë Rrugore, ka paralajmëruar ditën e sotme se po shqyrtohet mundësia që shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të rikthehen në kurset e patentave në rast se vendoset t’iu hiqet leja e drejtimit.

Advertisements

Duke folur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tola theksoi se ndryshimet në Kodin Rrugor do të bëjnë që edhe në vendin tonë fr.ika për humbjen e pikëve, do të jetë si në shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Ai ndër të tjera tha se sistemi aktual që parashikon heqjen e pikëve të patentës në rast shkeljeje nuk ka funksionuar në vendin tonë, prandaj po konsiderohen masa të reja.

Advertisements

“Ky sistem pikësh nuk ka funksionuar dhe nuk ndihet fr ika që ndihet në BE, që ka frika humbjen e pikëve sepse humb kohë pune dhe duhet të shkojë në kurs. Me urdhër ose VKM do të përcaktohet mënyra, koha, se si do të ndiqet kursi përpara se marrësh provimin.

Por përveç europianizimit të sistemit të pikëve të patentës, vetë deputetët e mazhorancës kanë kërkuar standarde europaine edhe në sinjalistikën rrugore, ku tabelat dhe daljet e shpeshta të mos penalizojnë drejtuesin e mjetit. Në shumë raste vendosja e tabelave me shpejtësi të ulët në 20 km/h në rrugët kombëtare e bën të pashmangshme shkeljen.

Burimi kryesor i aksidenteve daljet dytësore në rrugë që kufizojnë dhe shpejtësinë. Duhet të parashikojmë rivendosjen standardizimeve”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKushtet e reja: Ja si të udhëtoni drejt Greqisë, nga plani i vaksinimit tek tamponët
Artikulli tjetërPërfshihet nga flakët një magazinë tek ‘Casa Italia’, zjarrfikësit në vendngjarje