Mungesa e likuiditetit, fitimet e ulta dhe rënia e konsumit ka çuar në falimentin masiv të tyre. Një studim i INSTAT në rreth 2100 ndërmarrje që mbyllën përkohësisht aktivitetin në periudhën mars-qershor 2020 gjeti se, 72,2 % e tyre ishin persona fizikë.
Advertisements
Ndërmarrjet e vogla dhe te vetëpunësuarit ishin më të goditua nga kriza pandemike.
Mungesa e likuiditetit, fitimet e ulta dhe rënia e konsumit ka çuar në falimentin masiv të tyre. Një studim i INSTAT në rreth 2100 ndërmarrje që mbyllën përkohësisht aktivitetin në periudhën mars-qershor 2020 gjeti se, 72,2 % e tyre ishin persona fizikë.
Advertisements
Aktivitetet më të prekura, që kanë shënuar dhe numrin më të madh të mbylljeve totale apo mbylljeve të përkohshme ishin tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave, me 23,5 %, shërbimi ushqimore dhe pijeve me 15,2%. Grupi i prodhues i shërbimeve ka një peshë prej 84 % të ndërmarrjeve të mbyllura gjatë periudhës referuese (16 mars – 2 qershor 2020).
Ndërmarrjet e mbyllura janë kryesisht ndërmarrje të vogla, ku ndërmarrjet vetëm me një të punësuar zënë 75 % të totalit të ndërmarrjeve të mbyllura.
Shqipëria, ashtu si të gjithë shtetet e tjera, paralizoi pothuajse të gjithë veprimtarinë ekonomike, përveç aktivitetit të tregtisë së produkteve farmaceutike dhe tregtisë së produkteve ushqimore, si aktivitete bazë mbështetëse në funksion të periudhës së pandemisë. Bizneset u përballën me të ardhura të humbura dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit, ndërkohë që mbylljet e fabrikave dhe masat e karantinës u përhapën në të gjithë vendin, duke kufizuar kështu lëvizjen dhe tregtinë.
Të dhënat për subjektet që kanë kaluar në status pasiv, që përditësohen çdo ditë nga Drejtoria e Tatimeve dhe janë publike në faqen e saj, tregojnë se në nga 1 maji (kur filloi heqja graduale e kufizimeve) deri në 31 dhjetor, subjektet që kanë kaluar në status pasiv janë rritur me 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithsej janë rreth 6,600 subjekte që rezultojnë të shtuara në listën e subjekteve pasive në periudhën në fjalë, nga rreth 4800 për maj-dhjetor 2019.
Të dhënat, sipas drejtorive rajonale tatimore tregojnë se rajonet që e kanë të bazuar aktivitetin te turizmi kanë dhe rritjen më të lartë të mbylljeve të bizneseve për janar-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, kur dhe turizmi arriti në kulmin e vet.
Në Vlorë, bizneset e kaluara në status pasiv për periudhën në shqyrtim janë 107% më të larta se një vit më parë. Në Sarandë, mbylljet janë rritur me gati 60%, në Shkodër me 64%, në Korçë me 56%. Në Kukës, ku përfshihet dhe Tropoja, që vitet e fundit ka zhvilluar turizmin malor, pezullimet e subjekteve janë rritur me 74%.
Më i favorizuar ka qenë Durrësi, ku bizneset për shkak të afërsisë me Tiranën dhe fluksit të lartë të shtetasve nga Kosova në shtator-tetor duket se kanë arriti të rezistojnë disi. Mbylljet e subjekteve, sipas Drejtorisë tatimore Rajonale Durrës janë rritur me 16% me bazë vjetore, në maj-dhjetor 2020.
Krizës nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti, ku veprojnë rreth 40% e subjekteve të regjistruara në vend. Numri i bizneseve të kaluara në status pasiv në Tiranë është rritur me 35% për periudhën në shqyrtim.
Të dhënat e tatimeve tregojnë se në të gjitha rajonet, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me ritme dyshifrore, me përjashtim të Lezhës (+7.6%) dhe Dibrës, që është e vetmja ku numri i subjekteve të mbyllura është më i ulët se në 2019-n (-10.4%).
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!