Iu bë pritë nga qytetarët përpara se të hynte në KPK, konfirmohet në detyrë gjyqtari ‘Boss’ i Gjykatës Administrative të Apelit edhe pas akuzave qe i bëheshin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Bari Shyti.

Advertisements

Kujtojmë se Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti u gjend në vështirësi të martën që lamë pas, kur tek dera e godinës së KPK-së pa një grup qytetarësh që e akuzonin për korrupsion e pasuri marramendëse të padeklaruara.

Pas përballjes me protestat e qytetarëve Shyti u përball në KPK me akuza për deklarime kontradiktore dhe mungesë burimesh prej 8.6 milionë lekësh, si dhe një raport negativ të DSIK për pastërtinë e figures.

Advertisements

Me sa duket gjyqtari i ka rrëzuar të gjitha këto pretendime në KPK duke u konfirmuar në detyrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë me LSI në zgjedhjet e 25 prillit? Arjan Çani bën parashikimin befasues pas deklaratës së dashurisë të Monika Kryemadhit për Ilir Metën
Artikulli tjetërSkënder Brataj: Studimi i fundit rrëzoi gjithçka! Ja sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covid-it