“Ija me shoqni…” Bes Kallaku publikon bisedën mes Ilir Metës dhe gjyshes së tij në WhatsApp

Bes Kallaku gjithmonë e ka bërë publike lidhjen e ngushtë me gjyshen e tij, Ijen, duke e kthyer në një personazh publik.

Advertisements

Aktori i humorit poston herë pas herë foto me të, duke treguar se Ija komenton edhe në statuset e Besit.

Por mbrëmjen e sotme ai ka postuar në “Instastory” një foto, ku shfaqet Ija dhe presidenti i vendit Ilir Meta duke bërë një bisedë në WhatsApp.

Advertisements

“Ija me shoqni pra Ilir Meta”, ka shkruar Bes Kallaku krahas fotos.

Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë Ija dhe Meta, por siç shfaqen edhe në foto, ata duken tepër të qeshur dhe miqësorë teksa bisedojnë në telefon. Një bisedë të tillë me kamer Ija e ka zhvilluar edhe me lojtarin e Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKthjellime dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërA do kishte shpëtuar Arjan Sala nëse do kishin mjetet e duhura? Ja përgjigja e kreut të Sindikatës së Zjarrfikësve