I tha se nuk është lider por të bëhet burrë, Basha jep paralajmërimin e fortë për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale, lidhur me përplasjen e militantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan.

Advertisements

Kujtojmë se Rama bëri reagime të njëpasnjëshme, ku kritikoi veçanërisht Bashën, duke i thënë që të shkëputet nga zinxhirët e Metës, Berishës e Kryemadhit.

Sipas Ramës, Basha nuk mund të jetë lider, por të paktën të bëhej burrë.

Advertisements

Nga ana tjetër, Basha ka shkruar në rrjetet sociale se koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë.

Kreu i PD-së është shprehur se kudo që shkon, Rama do t’i gjejë me të gjithë fuqinë e tyre.

“Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kri min elë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin.

Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë”,- shkruan Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosova hap zyrtarisht Ambasadën e saj në Jeruzalem…Turqia i del kundër, ja deklarata
Artikulli tjetërDita e Verës/ Tirana pa ceremoni dhe aktivitete prej Covid, por qytetarët ‘pushtojnë’ Kodrat e Liqenit (video)