I mbytur nga dhimbja/ Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë!

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

Advertisements

TIRANË– Një burrë nga qyteti i Beratit ka shpërthyer në të qara përpara spitalit Infektiv ku ka të shtruar nënën e tij. Në një prononcim për mediat, burri tregon se prej pesë ditësh nuk e di se çfarë bëhet me nënën e tij, pasi akush nuk i jep asnjë informacion.

Duke qarë, burri shprehet se nuk largohet nga ai spital, derisa të shohë nënën e tij, qoftë edhe nëpërmjet një video-komunikimi.

Advertisements

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se i njomet buza, do pastruar…se ka ngrënë apo jo. Në të tërë vendet, në Maqedoni e Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojë të afërmin e tij. Dua të shoh nënën time që na ka mbajtur e na ka rritur…(qan)…S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu, nami të bëhet, o do ta shikoj, o nuk lëviz që këtu. Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lënë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo….ta shoh me sytë e mi. Ngrijeni zërin për këtë gjendje të njerëzve këtu, nuk është e drejtë, të mos shikosh një njeri 2 minuta,”– dëgjohet të thotë burri në video, i mbytur nga dhimbja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rekord i zymtë”/ Sa shqiptarë u infektuan dhe humbën jetën gjatë muajit shkurt
Artikulli tjetër“Mendoja se do vinte”/ Çfarë tha Ana në prapaskenë pasi u largua nga Përputhen në lot