I fundit! Aksident Pogradecit, përplasen dy mjete, humb jetën një prej shoferëve (Emri)

POGRADEC
Një aks.ident me pasojë vd.ekjen ka ndodhur pak pas mesnate në Pogradec. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanËeb” se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të një pike karburanti.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka gjetur vd.ekjen nëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi Delor Latifllari.

Pas ngjarjes, Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Enea Yzellari, 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Advertisements

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përfshirë në një ak.sident rrugor me mjetin tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vde.kjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 3 mars 2021
Artikulli tjetërE dhimbshme! Ndahet nga jeta nga jeta në moshë shumë të re infermierja, nënë e dy fëmijëve, kolegët të pikëlluar: E nderove bluzën e bardhë