I dha fund bashkëpunimit me Sali Berishën? Erla Mëhilli tregon arsyen pse u largua nga Partia Demokratike

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli deklaroi se para tre vitesh kishte marrë vendim për t’u tërhequr nga politika, pikërisht në momentin kur nuk pranoi të kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Advertisements

“Herët a vonë, është një gjë që do ndodhte në sensin se nuk ka gjë shumë të çuditshme në këtë mes, me politikën e kisha mbyllur më përpara dhe fakti se unë isha aty nuk do të thotë se unë kisha ndonjë pritshmëri. Se kur e ka mbyllur historinë time me politikën nuk di të ta them ekzaktësisht, por para tre vjetësh unë dhashë dorëheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar nga Partia Demokratike dhe aty e kisha marrë këtë vendim, dhe fakti që u tërhoqa nuk u tërhoqa kot, pra, unë nuk kisha më ndërmend të isha aktive politikisht”, tha Mëhilli.

E njohur si një nga bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mëhilli thotë se në projektin e ri nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga formimi dhe puna që ka bërë deri tani, por do të jetë pjesë e një ambienti ku ndërthuren media, politika dhe komunikimi me publikun.

Advertisements

“Pastaj bashkëpunim mes zotin Berisha është diçka tjetër, pra është një marrëdhënie mes meje dhe atij, por që nuk kishte të bënte me pritshmëritë që kisha ndaj politikës. Tani kjo që do bëj tani nuk është se ndryshon shumë nga formimi im akademik që kam, por edhe nga puna që kamë bërë, jam po në të njëjtin ambient, por në të njëjtin habitat; media, politika, komunikimi me publikun. Por, tani kuadri është më i plotësuar. Ishte një gjë që do ndodhte dhe ndodhi tani se kështu erdhën gjërat”, u shpreh ajo.

Mëhilli thekson se nuk do të bëjë punën e analistes politike, ndërsa bëri këtë sqarim:

“Në fakt shumë e kishin keqkuptuar dhe mendonin se unë do bëhem analiste politike, nuk kam ndërmend t’i zë vendin asnjeriu për të bërë analiza politike. Le ta quajmë këtë një fazë tranzicioni, deri sa të realizojmë atë projekt, të cilin kam marrë përsipër të bëj. Por do kemi kohë të flasim dhe nuk është nevoja ta zbulojmë tani”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI verbri kërkon një punë, gjesti i Atdheut na emocionoi të gjithëve (video)
Artikulli tjetërTretja e mirë apo e keqe/ Zbuloni si ndikon në peshën tuaj dhe çfarë të bëni