Qeveria i ka akorduar një kompensim të veçantë prej dhjetë milionë lekësh familjes së ushtarakut major Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mision ushtarak në Afganistan.
Advertisements
Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave që mban datën 25 mars, fondi prej 10 milionë lekësh “do të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Forca e luf timit”.
VENDIM PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJES SË USHTARAKUT, I CILI HUMBI JETËN GJATË KRYERJES SË DETYRËS NË MISION USHTARAK JASHTË VENDIT
Advertisements
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin e veçantë të familjes së ushtarakut, major Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mision ushtarak jashtë vendit, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Forca e luftimit”.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!