Horoskopi javor/ Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

DASHI JAVOR

Advertisements

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java mund të ketë “pika të turbullta” pasi takimi I Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 30/03 nuk do t’ju lënë të nxirrni përfundime të qarta dhe sigurta, për cështje dhe persona që ju interesojnë. Për këtë arsyje do mbani rezerva- nga ana komunikuese të paktën- gjatë gjysmës së parë të javës dhe të shmangni “investimet” në fjalë të mëdha dhe deklarata të thella. Ndoshta në një cështje e cila është e rëndësishme për ju mund të ekzistojnë paraskena. Në 4/04 Merkuri bën hyrjen e tij në shenjën tuaj dhe nga pozicioni i tij i ri do ndihmojë jashtzakonisht komunikimin por edhe do përforcojë dhe nxitimin në të folur.

Advertisements

Dashuria

Gjysma e parë e javës nuk është e mirë për sqarime por për të nxjerrë përfundime në cështje sentimentale, pasi takimi i Merkurit / Neptunit mund të krijojë një calim apo dhe keqkuptim. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje pas të Mërkurës do jetë më e lehtë të kontaktoni me partnerin tuaj dhe të ndjeni se realisht e kuptoni njëri tjetrin. Nëse jeni beqarë nga fundjava dhe më pas qasjet komunikuese nuk do kenë ndonjë vështirësi që kanë patur deri tani dhe gjërat do jenë më të qarta.

Puna dhe Ekonomia

C’do gjë që lidhet me punën ka nevojë për vëmëndje këtë javë- vecanërisht gjatë gjysmës së saj të parë dhe duket se do ekzistojë një situatë e turbullt në cështjet profesionale dhe disa hamendësime që lidhen me lidhjet profesionale. Nga fundi i kavës mund të ndjeni se keni gjetur dëshirën për të komunikuar por nevojitet kujdes, pasi mund t’ju shtyjë në premtime impulsive në cështje që lidhen me punën.

DEMI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Këtë javë do duhet ti kushtoni rëndësi të vecantë komunikimit pasi ka mundësi të ekzistojnë disa ngatërresa me persona shoqërorë. Takimi i Merkurit/Neptunit në shenjën e Peshqve në 30/03 tregon se të tjera doni ju dhe të tjera do kuptojnë të tjerët, dicka e cila ka nevojë për kujdes me këdo që të komunikoni. Në fund të javës dhe specifikisht në 4/04 Merkuri do kalojë në shenjën e Dashit dhe pozicioni i tij i ri do përforcojë dyshimet përballe disa personash të caktuar dhe situatash. Vec kësaj duket se do shtojë ndjenja dhe mendime që mbani vetëm për vete.

Dashuria

Komunikimi me partnerin tuaj mund të ketë një nivel vështirësie këtë javë vecanërisht nëse merrni pjesë nëse sqaroni biseda midis jush dhe cështjet që nuk lidhen me ju por personat e rrethit tuaj të afërt. Dicka e tillë do mund të krijojë ngatërresa dhe debate midis jush ndaj përpiquni ti shmangni. Nëse jeni beqarë do duhet të keni ndërmend se kjo javë mund të jetë manipuluese përsa ka lidhje me një cështje sentimentale, e cila duket se do fillojë të sqarohet pas fundjavës.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet profesionale do e mbajnë të paulur interesin tuaj dhe këtë javë por do duhet ti kushtoni vëmëndje pjesës komunikuese të tyre. Takimi i Merkurit me Neptunin ka shumë mundësi të krijojë përshtypje të gabuara ose nga ju ose ndaj jush në fushën profesionale. Sa kalojnë ditët e javës disa situata duket se sqarohen dhe ndoshta ekzistojnë të reja në një cështje profesionale e cila kishte mbetur stabile.

BINJAKËT JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java fillon me takimin Markur/ Neptun në shenjën e Peshqëve, i cili ju fton të ktheni vëmëndjen tuaj në fushën profesionale. Ka shumë mundësi të dëgjohen disa fjalë në lidhje me një cështje profesionale apo të mbizotërojë keqkuptimi për cështjet e punës. Sa kalojnë ditët kjo situatë përmirsohet, kështu nëse keni detyrimet të rëndësishme profesionale gjatë gjysmës së parë të javës do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në menaxhimin e tyre. Në 4/04 Merkuri bën hyrjen e tij në shenjën e Dashit dhe ju lëkund të filloni me frikë të bëni disa plane për të ardhmen.

Dashuria

Një bisedë që do bëni me partnerin tuaj mund t’ju dërgojë në përfundime të gabuara ndaj do duhet të kontrolloni me shumë kujdes të dhënat që do ekzistojnë në të në mënyrë që të mos krijohen hamendësime. Nëse jenë beqarë sa kalojnë ditët e javës do jetë më e lehtë të përshtateni me klimën që ekziston midis jush dhe një personi që ju intereson dhe kështu të bëni lëvizjet e përshtatshme. Me hyrjen e Merkurit të dielën 4/04, periudhën e ardhshme ka mundësi të ekzistojë një njohje brenda ambjentit tuaj shoqëror.

Puna dhe Ekonomia

Puna dhe c’do gjë të lidhet me cështjet profesionale dhe detyrime ka nevojë për brenga dhe vëmëndjen tuaj këtë javë, vecanërisht gjatë gjysmës së saj të parë. Hyrja e Merkurit me Neptunin nuk do sqarojë një situatë dhe mund të turbullojë pamjen në cështjet profesionale. Mirë do jetë të shmangni rrezikun në punë këto ditë dhe të preferoni të përqendroheni në ato që janë të qëndrueshme.

GAFORRJA JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java do fillojë me ndjenja të forta pasi hyrja e Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 30/03 i përforcon. Mbingarkesa sentimentale është një “energji” e mundshme të këtij këndi, ndaj do duhet ti kushtoni vëmënjde bisedave që do keni me persona të ambjentit tuaj pasi do ekzistojë rreziku keqkuptimeve për shkak të sigurisë të tepruar. Në fund të javës dhe specifikisht në 4/04 Merkuri do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri do kthejë interesin e tij në cështje që lidhen me punën dhe fushën profesionale në korniza të përgjithshme, duke krijuar mundësi bisedash dhe realizimesh.

Dashuria

Këto ditë do duhet ti kushtoni vëmëndje një bisede që do keni me partnerin tuaj pasi hyrja e Merkurit /Neptunit krijon nje tendencë për hamendësime dhe për më tepër keqkuptime. Sa kalojnë ditët e javës kjo tendencë ulet duke krijuar klimë më të mirë komunikuese. Nëse jeni beqarë nga fundjava fillon një periudhë ku do ketë shumë mundësi për tu afruar me dikë që ju intereson dhe lidhet me ambjentin tuaj profesional.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet tuaja profesionale mund të mos ndodhen në listën e prioriteteve tuaja nga fillimi javës por sa ditët kalojnë aq më shumë do shfaqen. Komunikimi që do keni me persona që lidhen me punën tuaj do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e cështjeve tuaja profesioanle. Nga 4/04 me hyrjen e Merkurit në shenjën e Dashit fillon një periudhë shumë komunikuese përsa ka lidhje me punën.

LUANI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Zhvillimet astrologjike që do ekzistojnë këtë javë do krijojnë terren të përshtatshmën për hamendësime të cilat mund të drejtojnë në mbingarkesë sentimentale dhe subjektivitet. Takimi i Merkurit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 30/03 tregon se do duhet të përqendroheni në cësthtje që lidhen me fushën ekonomike dhe të jeni të kujdesshëm me marrveshje, nënshkrime dhe vlersime ekonomie. Në 4/04 Merkuri do kalojë në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri inaguron një periudhë të hapur shumë ndihmuese për komunikimin me persona që përbëjnë burim frymzimi për ju!

Dashuria

Gjysma e parë e javës mund të ketë disa vështitë përsa ka lidhje me komunikimin me partnerin tuaj, pasi takimi i Merkurit me Neptunin tregon se do ekzistojë një tendencë keqkuptimesh vecanërisht me cështjet e të kaluarës. Nëse jeni beqarë do jenë më e lehtë të afroheni me dikë që ju intereson nga fundjava dhe më pas hyrja e Merkurit në një shenjën për ju shoqërore të Dashit, krijon socializim dhe humor të mirë i cili me rradhën e saj mund të lehtësojë rëndësishëm qasjet sentimentale.

Puna dhe Ekonomia

Ditët e para të javës kanë nevojë për vëmëndje kryesisht nëse ekzistojnë cështje të lëna pezull në cështjet ekonomike që lidhen me punën. Do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me marrveshjet që do bëni dhe kryesisht nga pika ekonomike të tyre, pasi takimi i Merkurit /Neptunit turbullon pamjen. Nga fundi javës fillon një periudhë shumë e mirë për të marrë pjesë në një seminar apo verifikim, i cili do t’ju ofrojë njohje të reja për objektin e punës tuaj.

VIRGJËRESHA JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Takimi Merkurit/Neptunit në shenjën e Peshqëve në 30/03 inaguron nga ana astrologjike këtë javë dhe tregon se do duhet të keni “sytë katërmbëdhjetë” për tu shmangur fenomeni i “telefonit të prishur”. Ky takim mund të krijojë hamendësime ndaj dhe komunikimi ka nevojë për vëmëndje, të paktën gjatë gjysmës së parë të javës. Merkuri ndryshon shenjë në 4/04 duke kaluar në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri ju fton të menaxhoni cështje që lidhen me fushën ekonomike, pasi duket se do prezantohen disa mundësi në të!

Dashuria

Takimi i Merkurit/Neptunit mund të krijojë klimë të cuditshme midis jush dhe të tjerve pasi duket se komunikimi sjell hamendësime dhe vlersime të gabuara. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje dhe ekzistojnë cështje të rëndësishme për tu menaxhuar me partnerin tuaj, preferoni gjysmën e dytë të javësm pasi atëher do jetë më e lehtë të ekzistojnë një kod i përbashkët komunikimi. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Merkurit në shenjën e Dashit në 4/04 do fillojë një periudhë gjatë së cilës ringrohja e një historie të vjetër përbën histori të mundshme.

Puna dhe Ekonomia

Marrveshjet dhe bisedat për cështje profesionale do kenë një nivel vështirësie këto ditë vecanërisht gjatë gjysmës së parë të javës. Mirë do ishte të vlersoni c’do cështje që ka lidhje me punën vetëm nëse jeni siguruar për të dhënat që e shoqërojnë, pasi dhe informacionet e gabuara janë një skenar i mundshëm të ditsve. Disa cështje profesionale ka mundësi të përmirsohen sa kalojnë ditët.

PESHORJA JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java mund të fillojë me delikatesë për ju vecanërisht nëse dini fillimisht se keni në programin tuaj shumë punë dhe detyrime. Takimi i Merkurit / Neptunit në shenjën e Peshqëve në 30/03 tregon se gabimet ekzistojnë gjatë punëve të përditshme, ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm. Ky kënd krijon apo përforcon hutimin dhe përbën një kombinim shpërthyes me humor të ndjeshëm. Në 4/04 me hyrjen e Merkurit në shenjën e Dashit do fillojnë të duken disa mundësi që do kenë lidhje me menaxhimin e cështjeve që janë shfaqur në disa lidhjet tuaja ndërpersonale.

Dashuria

Java mund të krijojë disa cështje midis jush dhe partnerit tuaj vecanërisht nëse keni marrë përsipër së bashku cështjet e përditshmërisë. Për shkak se këto cështje duket se do fitojnë një shkallë vështirësie këto ditë- vecanërisht nëse mungon mirkuptimi- është e rëndësishme ti shihni me kujdes dhe të mos i lini të hecin vetë. Nëse jeni beqarë me prezencën e Merkurit nga 4/04 do ekzistojë terren të përshtatshëm nag ana komunikuese, i cili do ndihmojë shumë zhvillimin e njohjeve të reja apo ekzistente.

Puna dhe Ekonomia

Java ndahet në dy pjesë përsa ka lidhje me menaxhimin e cështjeve profesionale me gjysmën e dytë të saj- domethënë pas të mërkurët- të jetë më e mirë nga ana komunikuese. Nëse keni disa detyrime profesionale, takime apo realizime që lidhen me punë në gjysmën e parë të javës, do duhet ti kushtoni shumë vëmëndje të dhënave që do bien në tavolinën e bisedimeve, pasi disa prej tyre ka mundësi t’ju shtyjnë në një vendim të gabuar.

AKREPI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java do fillojë me takimin e Merkurit/Neptunit në shenjën e Peshqëve në 30/03 dhe duket se do kthejë interesin tuaj në cështje që lidhen me jetën tuaj personale. Ky kënd ka nevojë për kujdes pasi nuk do sqarojë terreni në cështjet sentimentale. Subjektiviteti mund të përbëjë pengesë për vendimet që do merrni në korniza të përgjithshme këtë javë. Nga e diela humori do ndryshojë dhe do jetë më e lehtë të sqarohen disa gjëra, pasi dhe Merkuri do kalojë në shenjën e Dashit duke ndihmuar rëndësishëm mendimet tuaja.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë disa cështje të cilat do t’ju ngatërrojnë apo ndoshta qëndrimi i partnerit tuaj përballë tyre të mos ju ndihmojë të dilni në përfundime. Dialogu do luajë rol të rëndësishëm në cështjet midis jush dhe do ndihmojë të menaxhohen keqkuptime dhe hamendësime. Nëse jeni beqarë përpiquni të qëndroni larg nga premtime të mëdha deri sa të siguroheni se nuk është rezultat impulsiviteti dhe enthusiazmi.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet e punës duket se do vonojnë të shfaqen këtë javë me kuptimin se nuk do tërheqin interesin tuaj nga ditët e saja të para. Në rast se keni ndonjë detyrim të rëndësishëm deri dhe të mërkurën do duhet ti kushtoni shumë kujdes menaxhimit të saj, pasi takimi i Merkurit/Neptunit tregon se ekzistojnë gabime. Nga fundi i javës klima duket se ndryshon dhe ju përgatit për disa ditë, të cilat do kenë shumë detyrime profesionale.

SHIGJETARI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Ditët e para të javës mund të kenë një qëndrim dembelizmi pasi takimi midis Merkurit dhe Neptunit në shenjën e Peshqëve do përforcojë lodhjen. Gjithashtu ka mundësi të ekzistojnë dhe disa cështje që do t’ju krijojnë lodhje dhe vetëm kur i mendon. Përpiquni të përqendroheni në cështje që lidhen me familjen dhe shtëpinë pasi ato duket se do kenë prioritet. Hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit në 4/03 krijon optimizëm, humor të mirë dhe frymzim!

Dashuria

Kjo javë mund të rrjedhë butë përsa ka lidhje me cështjet tuaja sentimentale pasi takimi i Merkurit /Neptunit nuk do ndihmojë në shprehimin e ndjenjave tuaja. Ka mundësi të ekzisëtojnë disa detyrime të cilat nuk do përputhen me realitetin dhe disa fjalë të cilat kanë nevojë për kujdes. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje jepini prioritet ndjenjave që do dalin në sipërfaqje. Nëse jeni beqarë, hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit në fund të javës, inaguron një periudhë të re që do ketë shumë mundësi për komunikim dhe flirte.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet nuk do ndalojnë as këtë javë dhe ka shumë mundësi t’ju lodhin dhe vetëm kur i mendoni. Nëse keni cështje të rëndësishme profesionale për menaxhim gjatë ditëve të para të javës, do dueht të jeni dyfish të kujdesshëm pasi dhe takimi i Merkurit/Neptunit nuk do ndihmojë në komunikim por edhe në mirkuptimin tuaj me të tjerët.

BRICJAPI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java do fillojë me takimin e Merkurit/Neptunit i cili do realizohet me saktësi në 30/03 dhe ka mundësi të sjellë për ju disa informacione, të cilat do t’ju krijojnë ankth për zhvillimin e disa cështjeve. Brenda këtyre informacioneve ndoshta ekzistojnë dhe disa që do t’ju nagtërrojnë apo që nuk do përputhen me realitetin, ndaj do duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos u shtyrë në dicka që mund të thuhet por nuk do vlejë. Hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit në 4/04 sjell në piksynim cështje që lidhen me shtëpinë pasi dhe disa cështje familjare.

Dashuria

Takimi i Merkurit/Neptunit do ndikojë klimën në komunikim dhe mund të krijojë shumë hamendësime në dicka që do duhet ta keni ndërmend, vecanërisht nëse shfaqen një bisedë me dikë që ju intereson. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të përqendroheni në veprat që ekszistojnë dhe jo aq sa në fjalë, pasi dhe ato ka mundësi të krijojën hamendësime. Nga fundi i javës fillon një periudhë shumë e mirë për ju dhe partnerin tuaj në rast se dëshironi të menaxhoni disa cështje që lidhen me shtëpinë.

Puna dhe Ekonomia

Kjo javë ka mundësi të karakterizohet si një javë pritjeje në cështjet profesionale që ju interesojnë, pasi duket se terreni nuk do sqarohet aq lehtë. Për ktë arsyje do duhet të jeni të kujdesshëm me përfundimet që do nxirrni vecanërisht nëse shumë nga to dalin për shkak të cështjeve dhe jo për shkak të dhënave ekzistente. Mbani rezerva në informacione dhe thashetheme që mund të qarkullojnë në ambjentin tuaj profesional apo të punës tuaj.

UJORI JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Java fillon me takimin e Merkurit / Neptunit në shenjën e Peshqëve i cili mund të krijojë një terren të turbullt në disa cështje ekonomike. Për këtë arsyje do duhet të jeni të kujdesshëm vecanërisht nëse shfaqen biseda që lidhen me fushën tuaj ekonomike. Deri dhe në mes të javës do duhet të tregoni korrektesë pasi nuk përjashtohet të shtyheni në blerje të tepruara. Hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit në 4/04 ndryshon klimën komunikuese dhe ju afron më tepër me personat që mund të ndodhen në ambjentin tuaj të ngushtë, por deri tani ka ekzistuar distancim komunikues.

Dashuria

Ndjenjat do luajnë rol përcaktues në mendimet dhe reagimet që do keni përballë c’do lloj cështjeje sentimentale këtë javë, pasi takimi i Merkurit/Neptunit i sjell në sipërfaqje. Ka mundësi të luajnë rol manipulues në disa cështje pasi dhe duket se mund të jenë të forta, por disa nga to do jenë dhe impulsive. Nëse jeni beqarë mos lini impulsin tuaj sentimental t’ju kryesojë në një bisedë që do keni me dikë që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ndosta shfaqen disa cështje të cilat lidhen më pikën ekonomike të një cështjeve profesionale dhe janë ato në të cilët do nevojitet të kushtoni vëmëndjen tuaj. Takimi i Merkurit/Neptunit do krijojë një situatë të cuditshme pasi shumë gjëra që do thuhen nuk do bëhen dhe disa të tjera që nuk do thuhen do shfaqen në vazhdim.

PESHQIT JAVOR

29/03/2021 TO 04/04/2021

Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ju pasi takimi që do realizohet midis Merkurit dhe Neptunit në shenjën tuaj në 30/03 mund të krijojë disa përshtypje të gabuara. Përmbajtja komunikuese është e nevojshme për të mos premtoni gjëra të cilat do thuhen falë enthusiazmit apo do jetë shumë e vështirë të realizohen. Të mbani mend se sinqeriteti do luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e cështjeve që lidhen me lidhjet tuaja ndërpersonale. Hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit në 4/04 ndryshon plotësisht klimën nga fundin i javës, pasi do kthejë interesin tuaj në fushën ekonomike.

Dashuria

Bisedat me partnerin tuaj do kenë një shkallë vështirësie por edhe një pikë rreziku këtë javë pasi mund të drejtojnë dhe të dy në përfundime të cilat nuk vjejnë. Për këtë arsyje do duhet ti kushtponi vëmëndje mënyrës të komunikimit po edhe në detyrimet që do dëgjohen. Nëse jeni b eqarë përpiquni të shmangni lëvizjet nga enthusiazmi ndaj një personi që ju intereson, pasi ka mudnësi të mos ju drejtojnë në rezultatin e dëshiruar.

Puna dhe Ekonomia

Mendja juaj mund të mos ndodhet në punë këto ditë por dicka e tillë do mundej të rrisë mundësitë për të shkruar dicka keq përsa ka lidhje me një cështje profesionale. Vecanërisht të kujdesshëm do duhet të jeni deri dhe të Enjten pasi takimi i Merkurit/Neptunit në shenjën tuaj në 30/03, mund të krijojë ngatërresa komunikimi dhe hamendësime. Gjatë gjysmës së dytë të javës do jetë më e lehtë të menaxhoni disa detyrime të punës pasi duket se do jeni më shumë të përqendruar në to.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTahiri publikon foton me Finon: “Do shihemi prap dikur”
Artikulli tjetërPër të tretën herë, Shqiprim Arifi zgjidhet sërish në krye të komunës së Preshevës