Gruaja i mori femijët dhe shtepinë 48 vjecarit: “Unë jam në rrugë, fle në makinë”

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia e Fatmir Lalës, 48-vjeçari i divorcuar, i cili bëri apel për të takuar dy fëmijët e mitur, të cilët sipas tij, mbahen pe.ng nga ish-bashkëshortja.

Advertisements

Fatmir Lala: Unë jam njohur me bashkëshorten nëpërmjet shkuesit. Shkuesi ishte një punëtor që punonte te shtëpia ime në ndërtim. Ai duke u familjarizuar me familjen time më pohoi që a dëshiron të të njoh me një vajzë të mirë!

Kështu ndodhi prezantimi midis nesh nëpërmjet familjarëve tanë, u takuam dhe ramë dakord që të njiheshim dhe të krijonim martesë me njëri-tjetrin. Pas martesës erdhën dy fëmijë në jetë që sot janë 13 dhe 5 vjeç. Mirëpo para 5 vitesh martesa jonë nuk funksiononte, ajo nuk më pyeste për asgjë dhe unë krijoja probleme, pasi e pyesja dhe i kërkoja të më jepte shpjegim që pse vepronte kështu

Advertisements

Pasi kishin filluar problematikat unë një ditë i thashë që pse i ke hedhur kripë shumë gjellës, ajo shkoi dhe bëri kallëzim dhe kërkoi urdhër mbrojtje ndaj meje. Unë u detyrova të qëndroj larg familjes, por erdhi dhe divorci dhe sot unë ndodhem rrugëve, fle në makinë se ajo më ka dë.buar nga banesa.

Vajza e vogël nuk më njeh për baba, sepse kur jemi divorcuar ajo ishte e vogël shumë dhe sot fëmijët mbahen larg meje prej saj. Unë jam në rrugë, fle në makinë, nuk më lejon të hyj apo të jetoj në banesë, edhe pse unë e kam ndërtuar vet atë shtëpi. Kërkoj të takoj fëmijët dhe të kthehem të jetoj në banesën time.

Motra e Fatmirit: Unë e kam takuar nipin 13 vjeç rastësisht tek gjendja civile, aty ishte bashkë me nënën e vet. U afrova për t’i dhënë djalit një dhuratë, ato pak lekë që më ndodheshin. Mirëpo nëna e tërhoqi për dore dhe djali më tha “o halla mami nuk më lë ta takoj babin dhe nuk do asnjë”.

Vëllai im jeton rrugëve te ura e tabakëve e njeh gjithë zona aty. Ish-bashkëshortja e vëllait tim e ka gjetur atë shtëpi, nuk ka investuar asnjë lekë, ajo nuk ka të drejtë ta dëbojë vëllain nga shtëpia, sepse atë shtëpi e ka ndërtuar vëllai im. Ajo nuk ka pranuar të shkojmë ta takojmë as atë, as fëmijët, ne po shkuam atje hamë dajak.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBleu 35 mijë euro këpucë, ja çfarë shkruan Morena Taraku në rrjetin e saj social
Artikulli tjetërKëto janë ushqimet që nuk duhet t’i mbani asnjëherë në frigorifer, ja arsyeja pse