Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, vidhen ilaçe me vlerë 1.8 milion lekë

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Advertisements

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.

Siç mëson gazetarja Bezat, autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.

Advertisements

Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërojne studentët: Nëse nuk plotësohet kërkesa, bojkot mësimit online dhe sezonit të provimeve
Artikulli tjetërPerformancë e magjishme nga Rita Ora për emisionin “The Ellen Show” (video)