Futi 12 dhe nxori të pjekura 6/ Mona i mburret elbasanlinjve: Theva rrjetin me ballokumet!

Teksa gjendjet ditën e sotme në Elbasan për fushatë, në një prej qarqeve ku kandidon, Mami Mona iu mburr popullit të traditës elbasanase se kishte thyer rrjetin me videon e ballokumeve, ku dukej se futi të papjekura në furrë 12 copë dhe nxori 6. Një video tjetër që u komentua shumë ishte ajo e kërcimit në Tik-Tokun e Olti Currit, për të cilën Kryemadhi u shpreh me krenari se e edhe kjo e fundit kishte thyer rekord, por Currit i kishin mbyllur profilin.

Advertisements

“Kam pas shumë të drejtë kur them që është shans dhe mundësi dhe normale që ndryshimi vjen nga Elbasani sepse edhe videoja ime me ballokumet e Elbasanit ka thyer rrjetet. Ma ka prish njëçik ajo me Osmonin, “Osmon Style” se ja kishin mbyllur Olti Currit edhe Tik Tokun, ishin anku se kishte vajt dhe ajo 500 mijë shikime, ndërsa ajo me ballokumet ka vajt 300 e ca mijë shikime, kështu që ka një pozitivitet dhe kam kuptuar që Elbasani e përdor shumë Instagramin dhe Tik Tokun kështu që është një mjet komunikimi shumë i mirë, pra nuk e natyrale, por virtuale komunikimi me Elbasanllit është i jashtëzakonshëm”-u shpreh ndër të tjera Kryemadhi duke u mburrur për arritjet e saj…

Në kohë fushatë nuk është çudi të shohim politikanët duke kërcyer si “majmunët në cirk” për disa vota e për t’u dukur popullorë në sy të qytetarëve.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet tuneli për automjetet në sheshin “Shqiponja”
Artikulli tjetërVeliaj bashkëshort mendjehapur! Merr ishin e Ajolës në fushatë, Kastro Zizo mezi e shihte në sy