TIRANË– Zëdhënësja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Jonada Cenolli ka konfirmuar lajmin e Dosja.al për mungesën e ujit në spitale. E pyetur nga Dosja.al në lidhje me faktin se spitali kishte mungesë furnizimi me ujë një ditë më parë, Jonada Cenolli shprehet se për gjashtë orë e gjysmë QSUT nuk ka pasur ujë, për shkak të punimeve në linjë.
Advertisements
Sipas zëdhënëses, problemi me ujin është rregulluar një natë më parë në orën 22:30.
“Pershendetje. Për shkak të punimeve në linjë, ditën e djeshme prej orës 16:00 ka patur mungesë me furnizimin e ujit në QSUNT. Problemi me ujin është regulluar që dje në orën 22.30. U morën masat që mungesa e ujit mos kishte probleme serioze për pacientët. Ditë të mbarë!”– shkruan zëdhënësja Jonada Cenolli.
Advertisements
Dosja.al e raportoi këtë problem një ditë më parë. Të afërm të pacientëve denoncuar në redaksi se pavarësisht se ndodhemi në kulmin e pandemisë, në spital nuk ka ujë. UKT e kishte njoftuar paraprakisht QSUT për defektin që kishin pësuar në linjë, në mënyrë që të merreshin masat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!