Disa kandidatë për vaksina të korona virusit janë autorizuar për përdorim emergjent në të gjithë botën. Shumica e vendeve perëndimore përdorin disa vaksina si: / BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca / Oxford.
Advertisements
Vaksina Johnson & Johnson që sapo u miratua nga rregullatori i barnave dhe ilaceve në SHBA është gjithashtu i disponueshëm në vende të ndryshme të botës. Për më tepër, Rusia dhe Kina po përdorin vaksinat e tyre dhe kanë eksportuar vaksinat e tyre në tregje të tjera.
Disa studime të reja kanë zbuluar se me prova të reja vaksinat mund të parandalojnë fazat e rënda të Covid-19 dhe humbjen e jetes, por vaksinat mund të kenë dhe efekte anësore të rënda. Lista e reaksioneve anësore përfshin dhimbje në vendin e injektimit dhe simptoma të ngjashme me gripin.
Advertisements
Një numër i ulët i reaksioneve alergjike janë parë nga disa vaksina. Dhe tani, mjekët kanë filluar të vërejnë një efekt anësor të ri të çuditshëm që vjen nga injektimi i vaksinës antiCovid, dhe ajo mund të shfaqet pas një jave. Fatmirësisht, nuk është diçka e rëndë dhe largohet shpejtë.
Simptomat e reja shfaqen disa ditë pas marrjes së dozës së dytë. Krahu mund të bëhet i kuq, i mavijosur, të shkaktojë kruajtje dhe të fryhet, shkruan The New York Times. Reagimi është i padëmshëm dhe nuk duhet të ngatërrohet me një infeksion.
Një letër në New England Journal of Medicine gjithashtu raporton për simptomën e cila është vërejtur tek njerëzit që morën vaksinën Moderna në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
Në letër raportohet për 12 raste të reaksioneve të vonuara të lëkurës që u shfaqën rreth 8 ditë pas marrjes së dozës së parë. Simptomat u zhdukën rreth gjashtë ditë pas shfaqjes.
Pacientët u këshilluan të vazhdonin me trajtimin e plotë. Tre pacientë gjithashtu pësuan një reagim të ngjashëm pas marrjes së dozës së dytë. Por ndryshimet e lëkurës u shfaqën më shpejt, dy ditë pas marrjes së dozës së dytë, dhe zgjatën deri në tre ditë pas kësaj.
Disa nga këto reaksione të vonuara të lëkurës përfshinin dëmtime me diametër mbi 10 cm. Pacientë të tjerë përjetuan skuqje në rajonet e lëkurës që ishin më larg nga vendi i injektimit, si pëllëmbë dhe bërryl.
Disa pacientë gjithashtu përjetuan lodhje dhe dhimbje të muskujve, të cilat priten si efekte anësore nga marrja e vaksinave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!