Foto/ “Mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë”, NASA publikon imazhe të reja nga “Planeti i Kuq”

NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mision në Mars.

Advertisements

Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Advertisements

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade.

NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama “godet” listën e PD, bën krahasimin ironik me kandidatët e listës socialiste
Artikulli tjetërBilanci në Kosovë/ Situata e rëndë, 6 humbje jete dhe qindra raste të reja në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19