Foto/ Luksi nuk njeh pandemi për djalin e Tom Doshit, e shijon jetën si “sheik” në Dubai

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Advertisements

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë e politikanit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në postimet në Instagram, shkruan Albeu.com.

Advertisements

Së fundmi ka qenë Marcos ai që ka treguar edhe njëherë jetën luksoze teksa ka ndarë në Instagram pamje nga pushimet në Dubai.

Edhe atje nuk mund të mungonin mjetet mijëra euroshe si Rolls-Royce dhe Lamborghini.

Djali i Tom Doshit ka zbuluar në Instagram se gjendet në Dubai dhe se ka darkuar në një ndër restorantet më të shtrenjta në botë.

Kujtojmë se Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi është zyrtarisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPresidenti i ri i Barcelonës synon të pamundurën , ja çfarë mesazhi të “çmendur” ka dhënë
Artikulli tjetërBilanci i Covid-19 në Kosovë, raportohen 444 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit